Dy vite më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi publikuan projektin “Çika Çika”, që rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm dhe që numëron më shumë se 100 milion klikime në Youtube. Dyshja surprizoi sërish fansat, pasi dy ditë më parë publikuan një tjetër bashkëpunim.
“Panorama” po rezulton të jetë po aq i suksesshëm sa kënga e parë që dyshja solli dy vite më parë. Në më pak se 24 orë, kënga ka arritur të gjenerojë më shumë se 1 milion klikime në Youtube, duke lënë kështu pas shumë artistë që kanë publikuar projektet e tyre më të fundit, shkruan abcnews.al.
Dyshja duket se po e shijon në maksimum suksesin e tyre. Ka qenë Xhensila e cila ka bërë me dije në Instagram, se kënga është kthyer në trend edhe përtej kufijve. Ky është hiti i dytë për këtë verë për Ardianin, pasi një muaj më parë ai solli “Modela”, ndërsa për Xhensilën kjo është kënga që e solli fuqishëm këtë sezon pas “Paris” që u publikua 8 muaj më parë. /abcnews.al/