Ekipi i Cadiz militon në ligën e dytë spanjolle dhe kanë plot 15 vite që nuk luajnë në La Liga. Ky mesa duket është viti i duhur për ta për t’u rikthyer mes më të mirëve, pasi aktualisht ata ndodhen në vendin e parë të renditjes, kur kanë mbetur dhe tre ndeshje nga fundi i kampionatit.
Cadizit i mjaftonte vetëm një pikë në ndeshjen e djeshme në shtëpi kundër Fuenlabradës për të siguruar matematikisht ngjitjen një kategori më sipër, por të besuarit e Alvaro Cerverës nuk e arritën dot diçka të tillë. Madje vendasit ditën e djeshme kishin dhe mbështetjen e tifozëve, të cilët ishin të shumtë në numër para stadiumit ‘’Ramon de Carranza’’.
Ata ishin mbledhur për të festuar rikthimin në La Liga, por festa u shty për në ndeshjen e radhës. Përpos takimit, ajo çka u vë në qenër të vëmendjes nga mediat spanjolle ishte mosrespektimi i distancimit social nga tifozët vendas. Në rajonin e Cadizit janë 46 raste aktive me Covid-19 dhe grumbullimet masive si ato të djeshmet rrezikojnë përhapjen e virusit. /abcnews.al
#CadizFuenla ¡LAS CALLES DE CÁDIZ ESPERAN A SU EQUIPO!
VÍA @YagodeVega
Si el Cádiz hoy gana o empata, EQUIPO DE PRIMERA pic.twitter.com/oHlKGH1cTP
— Carrusel Deportivo (@carrusel) July 11, 2020