Mbremjen e së dielës ekipi i regbisë së Tiranës ka humbur përballe atij Radnickit të Nishit të Serbisë. Ndeshja u zhvillua nën masa ë forta sigurie për të shmangur çdo incident me sfond nacionalist.
Regbi në mes të Radnickit të Nishit të Serbisë dhe Tiranës. Masat e sigurisë ishin të mëdha për rreth stadiumit. Por, gjithçka kaloi pa incidente. Sportistët thonë se u tregua kultura e këtij sporti, i cili ngelet ndër të vetmit, ku politika përfshihet rrallë. Tirana humbi 38 me zero kundër nikoqirëve.
Sportistët shqiptarë ngelën të kënaqur.
Përfaqësuesit e klubit serb thanë se u zhvillua një ndeshje e mirë dhe miqësia do të vazhdoj edhe në garat e tjera të Ligës Ballkanike.
Llazar Zhivkoviç, trajner i klubit Radnicki nga Nishi: “Ndeshja u konsiderua e rrezikut të lartë, por masat janë parandaluese dhe jemi të lumtur që përkundër pjesëmarrjes së njerëzve nuk ndodhi asnjë incident”.
Si në çdo ndeshje të këtij niveli, biletat u shitën me karta të identitetit, por kësaj radhe nuk pati as parulla kundër e as incidente./abcnews.al
Gazetar: Idro Seferi