Tehzgjahu, puna që ruan traditën – Nëpër Shqipëri

schedule17:26 - 11 Korrik, 2020

schedule 17:26 - 11 Korrik, 2020

Edhe pse saktësisht nuk dihet koha kur zë fill mjeshtëria e endjes në tezgjah në vendin tonë, padyshim që ajo është një traditë e ruajtur dhe e trashëguar brez pas brezi.

Të njëjtën gjë kanë bërë një grup zonjash në Lezhë e në rrethinat e saj duke ruajtur e zhvilluar këtë traditë sidomos në zonën e Zadrimës. Edhe pse mes shumë vështirësish, ato akoma vijojnë të punojnë.

Një biznes që ruan jo vetëm traditën, por ndihmon shumë zonja të zonës të cilat duke punuar në tehzgjah mbajnë familjen.

“Nëpër Shqipëri” ka shkuar në Lezhë dhe më pas në Blinisht për të takuar dy zonja që këtë rrugëtim e kanë nisur bashkë, duke punuar në tezgjah dhe duke krijuar pëlhura unike dhe shumë të vlefshme.

Për më shumë ndiqni emisionin “Nëpër Shqipëri” nga gazetari Alban Musa: