Shqiptarët “kthejnë sytë” nga hipizmi, kjo është ferma në Gjirokastër me 43 kuajt autoktonë

schedule14:01 - 21 Nëntor, 2020

schedule 14:01 - 21 Nëntor, 2020

Do duhej pandemia që më në fund edhe ne vendasit, të zbulonim një aventure që turistet e huaj po e shijonin prej vitesh. Karvani me kuaj në tour-e historike nëpër luginën e Vjosës. Kalorësit udhëtojnë me ditë të tëra në eksplorim të natyrës, historisë dhe traditave shqiptare. Gjate ditës udhëtojnë kurse natën flenë nëpër shtëpitë pritëse të fshatrave që ata përshkruajnë.

E veçanta e kësaj ferme në Gjirokastër është se mbarshtron rracën e kalit autokton shqiptar, pasi ai është një individ që perballon terrenin e thyer, është kal i fuqishëm dhe i qendrueshëm.

Kristina, gazetarja që me vite të tëra është kujdesur për kuajt ka treguar se ky vit ka qenë i artë pasi shqiptarët zbuluan bukuritë e vendit të tyre.

 

Gjithashtu nisën të ushtronin edhe pasionin për hipizëm, që ka qenë shumë i preferuar nga turistët.

“Kemi 10 vjet që merremi, po në fakt ky është viti i parë ku në fakt shqiptarët të zbulojnë Shqipërinë se më përpara nuk e kishin njohur. Edhe ne u përballëm me klientë tërësisht të rinj. Ishte një sfidë e re këtë vit, u përballëm me njerëz që u habitën vërtëtë që Shqipëria ishte kaq e bukur. U habitën që Shqipëria kishte mundësi, kishte dhe aktivitete të tjera. Ishte e njohur nëpër Europë, po nuk kishte e njohur për shqiptarët. Sigurisht erdhën me pretendimet e para për pak më shumë luks. Ata që e vizituan Shqipërinë sivjet ishin ata që shpenzonin mjaftueshëm para në resorte në Turqi, në resorte europiane dhe  ishte ky vizitori tipik. Në fillim pretendohej të kishte këtë pjesën e luksit dhe me bollëk, po më pas ndryshuan dhe pranuan të bëheshin pis, të dilnin në natyrë. I prezantuam me kuajt, ishte shumë e vështirë, ishte pak ambicioze edhe programi ynë domethënë për fillestarët, por pastaj u përshtatën pak e nga pak.  Si fillim ne në Shqipëri na duhet një program kuajsh se nuk e kemi një të tillë. Duhet të krijojmë një komunitet kuajsh.

Ne kemi 43 kuajsh dhe janë të racësh shqiptare. Sepse ky është një nga kuajt më të pamposhtur  të Europës. Një nga është nga ngjitësit më të mirë të maleve, një nga kuajt me mendjen më të kthjellët, sepse ka këmbë shumë të sigurta aty ku shkelin”, tregoi ajo. /abcnews.al