Kosova në OKB/ Daçiç: Është e mundur

schedule16:26 - 15 Prill, 2018

schedule 16:26 - 15 Prill, 2018

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç nuk mohon se Kosova në të ardhmen mund të bëhet pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në një intervistë për mediat vendase ai nënvizon se për këtë vendos vetëm Serbia.

“Është e mundur, por vetëm nëse pala serbe e pranon një gjë të tillë. Ndryshe nuk mund të jetë”, tha Daçiç.

Kryediplomati më tej nënvizoi se nuk mund t’i thotë Rusisë dhe Kinës që të mos e pengojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Daçiç njofton gjithashtu se askush deri më tani nuk e di se çfarë do të përmbajë marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa për Asociacionin, ministrin serb akuzoi Brukselin, që sipas tij, po i jep përkrahje Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!