Presidenti i Veronës, Setti: Kumbulla lojtar klasi, e kemi mbyllur me Marottën

schedule15:17 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:17 - 10 Korrik, 2020

Mbrëmjen e djeshme Interi u ndal në barazimin 2-2 në transfertën e Hellas Veronës. Drejtuesit zikaltër kishin një mundësi shumë të mirë për të biseduar me hmologët e klubit vendas për një nga lojtarët më të kërkuar të Seria A. Bëhet fjalët për mbrojtësin e kombëtares sonë, Marash Kumbulla.

Interi është folur se është shumë pranë transferimit të qendërmbrojtësit të Veronës, por ende nuk ka patur asnjë ofertë konkrete. Ishte presidenti i Veronës, Mauricio Setti, ai që i hodhi benzinë zjarrit duke ndezur dhe më shumë merkaton. “Kumbulla? Kemi mbyllur gjithçka me Marottën (CEO) i Interit.

Përtej shakave, ai është një lojtar i klasit të parë. Shumë klube kanë shfaqur interes për shërbimet e tij dhe ne kemi fatin për të marrë vendimin e duhur,’’ deklaroi presidenti mbas ndeshjes.

‘’Marashi është një lojtar i rëndësishëm që vjen nga akademia dhe duhet vlerësuar në mënyrën e duhur. Mediat shkruajnë se atij i është rritur kartoni mbas karantinës, por nuk është e vërtetë. Ne e dimë se çfarë duhet të arrijmë dhe jam i sigurt se do të marim vendimin e duhur”, mbyll kreu i klubit veronez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!