Klosi: Brigjet e lumenjeve janë kthyer në vende depozitimi mbetjesh

schedule15:07 - 14 Prill, 2018

schedule 15:07 - 14 Prill, 2018

Në prag të sezonit veror pushteti vendor dhe qendror do të ndërmarrin aksionin për pastrimin e plazheve dhe lumenjve. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit ishte në Divjakë ku takoi një grup të rinjsh vullnetarë.  Klosi ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij aksioni.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka kritikuar bashkitë të cilat sipas tij kanë kthyer brigjet e lumenjve në venddepozitim mbetjesh.

“Në mënyrë krejtësisht të papranueshme kemi shtratin e lumit si land filld zyrtar”

Nga Divjaka ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi një menaxhim më të mirë të burimeve për ta kthyer Shqipërinë në një vend të pastër.

“Shqipëria nuk është e ndotur, Shqipëria është e papastër, Shqipëria nuk ka arsye për të qenë e ndotur. Ne nuk kemi industri të mëdha, në s’kemi fabrika, konfeksione, pra mbetje që nuk i trajtojmë dot, ne nuk kemi problematika me konsum, të cilat bëjnë pis Shqipërinë, ne kemi problematika me menaxhimin e burimeve njerëzore, edhe pasurive, edhe burimeve financiare për të administruar mbetjet urbane”.

Ndërkohë Klosi i bëri thirrje qyetarëve të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e lumenjve dhe zonave bregdetare që nis javën e ardhshme e kulmon më 22 prill, ditën e tokës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!