Makina 3 milion euroshe e Lamborghinit thyen rekord shitjesh

schedule13:08 - 9 Korrik, 2020

schedule 13:08 - 9 Korrik, 2020

Pavarësisht çmimit të kripur, prodhimi më i ri i markës Lamborghini ka rezultuar një sukses duke arritur një rekord shitjesh. Risia e këtij modeli qëndron tek super-kondensatori që është tre herë më i fortë se një bateri Li-Ion me të njëjtën madhësi, por gjithashtu tre herë më i lehtë.

Sipas Car Advice, do të ketë vetëm 19 Lamborghini Sian Roadster që variojnë me një çmim prej 3.2 milion eurosh. Lamborghini Sian Roadster ka një motor 6.5 V12, i cili në kombinim me sistemin 48V, i jep kësaj makine 819 kuaj fuqi.

Kompania thotë se është frymëzuar nga modeli klasik Countach, si dhe gjithashtu makina kap një shpejtësi maksimale deri në 350 km/orë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!