Emisioni i sotëm i “ABC së Mëngjesit” mund të cilësohet ‘më i frikshmi’për moderatoren Sibora Bitri.
Të ftuarit e pjesës së parë ishin krejtësisht të pazakonshëm, dy qenë, të cilët i kanë shtuar frikën kësaj të fundit.
Gjatë gjithë minutazhit Sibora ka treguar se nuk ndihet mirë, duke shkaktuar edhe të qeshura në studio.
Ndërkohë veterineri Martin Llazani dhe e apasionuara pas qenve Griselda Katirai kanë treguar eksperienca e tyre me kafshët, ku nuk kanë nguruar as batutat herë pas here.
Sibora(e frikësuar): Nuk pozicionohet dot këtu?
Keli: Nuk është një qen me bateri që ta pozicionojmë ku do ti.
Veterineri: Ky qen nuk ka kafshuar asnjëherë askënd në jetën e vërtetë dhe as nuk është sul ndonjëherë.
Sibora: Kot që qenka qen pra (Qesh)
Keli: Nuk ka asnjë shanc që të bëhet vegjetarian? Se bashkia e Tiranës vendosi edhe luanin e kopshtit zoologjik ta bëjë të tillë. Mos ta marr lali Erin në telofon../abcnews.al