Ministria e Kulturës bashkëpunim me skenën e pavarur

schedule16:12 - 13 Prill, 2018

schedule 16:12 - 13 Prill, 2018

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës u nënshkrua marrëveshja ndërmjet ministrisë dhe skenës së pavaruar kulturore për përmirësimin e ligjit për artin dhe kulturën.

Një ndër propozimet që skena e pavarur ka kërkuar edhe më herët është kthimi i qederes së artit, për menaxhimin e projekteve. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministrja. zonja Shujaku dhe përfaqësuesit e skenës së pavarur, Andi Tepelena dhe Ilda Mara në prani të ministres Kumbaro.

Përmirësimet e ligjit do të kryhen me frymën e bashkëpunimit mes dy palëve, por gjatë takimit zëvendministrja tha se do të hapin edhe një faqe on-line ku presin sugjerime./abcnews.al