Mbi 12 milion persona në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Në bazë të dhënave të pasqyruara në Worldometer, rezulton se deri më tani numri i të infektuarve në rang global është 12,051,614.
Nga ky numër total, mbi 6,9 persona e kanë fituar betejën me Covid-19 ndërsa 548,841 të tjerë janë ndarë nga jeta.
Ndërsa vendin e parë si shteti më i prekur nga pandemia në botë vijon ta mbajë SHBA me më shumë se 3.1 milion të infektuar me koronavirus si dhe 134,218 viktima.
Ndërsa vendin e dytë e mban Brazili, vendi më i prekur në Amerikën Latine nga pandemia, ku numërohen mbi 1.6 milion të infektuar dhe 67,113 viktima.
Vendi i tretë më i prekur nga pandemia aktualisht rezulton të jetë India me 766,273 të infektuar dhe 21,133 viktima. /abcnews.al/