Eddie Nketiah u ndëshkua me karton të kuq në përballjen që Arsenal e barazoi 1-1 kundër Leicester dhe tani raportohet se është apeluar dhe pritet që të zhvlerësohet. Gjithsesi, në kampin e klubit londinez janë tërbuar më së shumti për një karton të kuq të munguar ndaj Jamie Vardy.
Në fundin e pjesës së parë, Shkodran Mustafi mori një goditje në fytyrë dhe sulmuesi i “Dhelprave” nuk u ndëshkua. VAR as nuk ndërhyri dhe vetë mbrojtësi, pas ndeshjes në rrjetet sociale ka reklamuar goditjen e marrë.
https://twitter.com/i/status/1280624456289914883
Gjithsesi ai fokusohet te fakti që nuk e fituan dot ndeshjen me Leicester, teksa shkruan: “Nuk ka asgjë më të dhimbshme, se sa të mos fitosh një ndeshje që e meriton ta fitosh”.
Në lidhje me ndërhyrjen e Vardy ndaj Mustafit, pas ndeshjes foli edhe trajneri Mikel Arteta: “Lojtari ynë nuk e pa kundërshtarin dhe duhet ta dini që ai është një djalosh i ri. Por nëse ai ishte karton i kuq, atëherë Leicestet duhet të luante me 10 lojtarë pas 42 minutash”. /abcnews.al