Alarm tek bluzat e bardha, 2 mjekë dhe 1 infermier me Covid-19 tek “Trauma”

schedule17:00 - 8 Korrik, 2020

schedule 17:00 - 8 Korrik, 2020

Epidemia nga koronavirusi tashmë ka marrë të tjera dimensione të cilat shfaqen më agresive, dhe po infekton edhe bluzat e bardha.

Covid-19 është futur deri më tani gati në të gjithë repartet dhe pavijonet e Spitaleve në QSUT, por edhe tek Trauma.

Burime për Abcnews.al kanë njoftuar se janë konfirmuar pozitiv për Covid-19 tre raste nga personeli shëndetësor në Spitalin e Traumës.

Menjëherë pas konfirmimit pozitiv të anëtarëve të stafit, personeli mjekësor i Traumës ka kërkuar bërjen e tamponëve.

Më herët u njoftua se ishte një mjek i infektuar tek Trauma por ABC News ka mësuar se kanë rezultuar pozitiv 3 raste nga ky spital.

Bëhet fjalë për një mjek ortoped, një specializant dhe një infermier, i cili ishte konfirmuar pozitiv pak ditë më herët.

Dyshohet se të tre rastet gjatë kohës së ushtrimit të detyrës në repartet përkatëse kanë patur kontakte të shumta./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!