Sipas MeteoAlb: Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare më të dukshme gjatë mesditës kur priten shira të dobët në ekstremin Verior. Ndersa mbrëmja dhe nata, paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por një rënie me 2°C sjellin orët e mesditës.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det krijohet dallgëzim deri 3 ballë./abcnews.al