Profili në Instagram kthehet në kurth për përdhunuesin serial në Egjipt

schedule12:11 - 8 Korrik, 2020

schedule 12:11 - 8 Korrik, 2020

Ahmed Bassam Zaki, i akuzuar për abuzim seksual ndaj tre vajzave u arrestua të shtunën  dhe do të qëndrojë në paraburgim për të paktën 15 ditë. Kjo është  koha e mjaftueshme që i duhet prokurorit për të përfunduar hetimin dhe për të shqyrtuar të gjitha provat.

“Zaki akuzohet se ka përdhunuar dy vajza dhe ka sulmuar brutalisht  edhe një vajzë tjetër. Një nga tre vajzat është e mitur ”, sipas deklaratës së prokurorit.

“Ai gjithashtu akuzohet për imoralitet, kërcënim dhe shkelje të intimitetit të viktimave të tij përmes mesazheve të vazhdueshme, duke përdorur llogaritë e tij sociale.”

Sipas  Egypt Today , një mesazh i dërguar njërës  prej viktimave të tij, ai e shantazhon se do i tregojë  familjes së saj nëse ajo nuk pranon të bëjë seks me të. E gjitha filloi në 1 korrik, ku u krijua një profil në  Instagram “sulmi i policisë”. Ata që e filluan iniciativën nxitën këdo që e njihte Zaki të dëshmonte duke garantuar anonimatin dhe mbrojtjen e tyre. Hapi tjetër ishte krijimi i sitit me të njëjtin emër, ku u mblodhën të gjitha dëshmitë rreth tij. Arrestimi i Zakit u bë brenda 6 ditësh.

Ahmed Bassam Zaki është një “grabitqar “seksual që ka abuzuar me gra, dhe vajza të mitura në të gjithë Egjiptin, për 5 vite, pa u ndëshkuar për veprimet e tij. Ai poshtëroi dhe shantazhoi viktimat e tij. Më shumë se 100 vajza kanë  prova që Ahmed Bassam Zaki i ka ngacmuar në internet ose në jetën reale.

Zaki i  mashtroi  viktimat e tij në mediat sociale, duke u prezantuar si reper, fotograf, agjent. Pasi i bindi për identitetin e tij fallco, ai i kërcënoi me video ose foto të viktimave, madje disa prej tyre deklaruan se janë kërcënuar me video të përdhunimit të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!