Po flitet shumë për një transferim të Marash Kumbullës te Lazio, me mbrojtësin kuqezi që mund të transferohet në kryeqytet për 30 milion euro. Por drejtori shqiptar i lacialëve, Igli Tare, ka konfirmuar se kjo shifër, nuk është e vërtetë.
“30 milion euro për Kumbullën? Jo, nuk janë shifra të vërteta. Nuk kemi bërë kurrë oferta prej 30 milionë eurosh për lojtarin në fjalë. Ai mund të jetë një element i rëndësishëm për të ardhmen, por nuk duam që të ndryshojmë sjelljen tonë dhe do të bëjmë sforco.
Vetëm nëse do të shfaqen mundësi reale për ndonjë marrëveshje, do interesohemi. Rreziku ekziston gjithmonë pas derës, por do të mundohemi që të ndërtojmë gjithmonë një skuadër konkurruese dhe me financa të shëndetshme”, u shpreh Tare./abcnews.al