Moderatori Blendi Fevziu njihet për pasionin e tij ndaj udhëtimeve. Ai e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të vizituar vende të reja si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërie.
Së fundmi, Fevziu ka zgjedhur qytetin e bukur të Gjirokastrës, në të cilin ka kaluar një ditë fantastike.
Ai ka publikuar disa foto nga vende të ndryshme turistike si përshembull kalaja.
Por vëmendjen më të madhe ka marrë foto e fundit, ku Blendi prezanton rrugën që lidh shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Sokaku i te marreve. Rruga qe lidh shtepine e Ismail Kadarese me te Enver Hoxhes ne Gjirokaster. Ndoshta e vetmja rruge ne bote e dedikuar te marreve”, shkruan Fevziu./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CCWZTb3Dv2D/