Një skandal lidhur me një prej aktorëve më të njohur të telenovelave turke ka pushtuar mediat rozë.
Ozan Guven, i njohur në Shqipëri prej rolit të Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.
Në mediat turke po qarkullojnë fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.
Sipas të dashurës së aktorit dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. Ndërsa mësohet se shkak është bërë një darkë, ku Deniz nisi të fliste për ish-të dashurin e saj.
Ozan është nervozuar dhe ka nisur të thyejë objektet e shtëpisë.
Edhe aktori gjithashtu nga ana tjetër ka denoncuar gjithashtu të dashurën.
“Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”, u shpreh avokati i aktorit./abcnews.al