E konfirmon Bolsonaro: Jam i infektuar me koronaviurs, ndihem mirë

schedule18:57 - 7 Korrik, 2020

schedule 18:57 - 7 Korrik, 2020

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka konfirmuar se është i infektuar me koronavirus, pas disa muajsh që nënvlerëson ashpërsinë e virusin. Bolsonaro konfirmoi rezultatet e testit ndërsa mbante vënë një maskë dhe u fliste gazetarëve në kryeqytetin Brasilia.

“Unë jam mirë, normal. Madje dua të bëj shëtitje këtu, por nuk mundem për shkak të rekomandimeve mjekësore”, tha Bolsonaro.

Presidenti shpesh është shfaqur në publik duke shtrënguar duart  dhe duke u përzier me turma duke mos mbajtur as maskë.

Lexo edhe: Presidenti i Brazilit rezulton pozitiv për koronavirusin

Kreu brazilian i shtetit është shprehur shpesh se fakti që ka qenë atlet mund ta mbronte nga virusi edhe se për të nuk do të ishte gjë tjetër veçse një “grip i vogël” nëse do të infektohej.

Ai gjithashtu ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar që 70% e popullatës të sëmuret me COVID-19, dhe se masat e autoriteteve lokale për të mbyllur aktivitetin ekonomik në fund të fundit do të shkaktonin më shumë vështirësi sesa  nëse virusi do të lihej që të vijonte me “rrugën” e tij.

Të hënën mbrëma, presidenti brazilian njoftoi se kishte shkruar në spital për të bërë një skaner mushkërish. Presidenti brazilian raportohet t’i jetë nënshtruar testit pasi ka shfaqur simptoma, duke përfshirë edhe temperaturë.

Në muajt e fundit, disa nga ndihmësit e Bolsonaro-s janë infektuar me koronavirusin. Sidoqoftë, presidenti është parë shpesh duke kundërshtuar kufizime të tilla si vënia e maskave dhe praktikimi i distancimit social.

Kujtojmë këtu se Brazili, deri më tani, është vendi më i prekur nga pandemia në Amerikën Latine si dhe i dyti në botë ra i përket rasteve të konfirmuara me Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!