Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 13 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 30.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 299 raste të reja të infektuarve me koronavirus.
Aktualisht në spitale, 110 pacientë po trajtohen me respiratorë.
Ndërkohë më 3 korrik, Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd duke rivendosur një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.