Dani Ceballos është një ndër mesfushorët më të talentuar në Europë dhe 23 vjeçari spanjoll, shihet si e ardhmja e Real Madrid. Por, Zidane nuk është nëj admirues i madh i tij, pavarësisht se presidenti Perez kërkon ta mbajë në klub.
Si pasojë, Ceballos u huazua tek Arsenali verën e shkuar, huazim 1 vjeçar. Por pas paraqitjeve të mira me fanellën e londinezëve, trajneri Mikel Arteta synon ta mbajë dhe për një vit tjetër Ceballosin në “Emirates Stadium”.
“Topçinjtë” e Londrës pritet të heqin dorë nga shërbimet e Matteo Guendouzi dhe reparti i mesfushës, do të “dobësohej”. Ceballos pritet të qëndrojë dhe një vit tjetër si i huazuar, për të nisur më pas bisedimet për ndonjë transferim të plotë të kartonit./abcnews.al