“Ambasadorja Vlahutin i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Llalla arrestimin tim”.
Kështu u shpreh Sali Berisha në Mbrëmje në ABC News lidhur me ambasadoren Romana Vlahutin.
“Zoti Llalla i ka thënë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë në fakt e kisha marrë vesh këtë fillimisht nga ambasadorë të huaj, por as nuk e kisha vlerësuar as se kisha vu fare. Kur para se t’ia thoshte Adriatiku presidentit Nishani, të paktën një vit më përpara, i thotë njërit se ajo, me fjalë zhvlerësuese për të, por unë nuk e kisha vlerësuar. Tani a e besoj unë atë? 100 për qind“, u shpreh Berisha.
Më tej, ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se Vlahutin u ka kërkuar para disa muajsh disa ambasadorëve të shkojnë në zyrën e saj pa telefona pasi mund të regjistrohen nga Sali Berisha.
“Ajo duhet të ketë një “Berishofobi” 10 herë më të madhe se Edi Rama”, u shpreh Sali Berisha.
/abcnews.al