Kel Demi “thumbon” Adi Krastën: Kur i shkoj në emision marr fjalor me vete

schedule08:21 - 7 Korrik, 2020

schedule 08:21 - 7 Korrik, 2020

Moderatori Enkel Demi “ka thumbuar” mëngjesin e sotëm kolegun e tij Adi Krasta.

Teksa e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” ishte vajza ironike e memeve, Anisa Kushta, Keli ka pohuar me ironi se që të shkosh te Krasta duhet një fjalor anglish-anglisht me vete.

Anisa: Nuk e kam shumë qejf televizionin. Para 1 viti isha te Adi Krasta, lash nam.

Keli: Nuk të bëri përshtypje të mira Adi apo?

Anisa: Jo jo Adi ishte shumë ok, domethënë. Thjesht prezantimi im aty nuk më…

Keli: I kuptove të gjitha fjalët që tha Adi?

Anisa: Unë nuk i dëgjova të gjitha, ca t’i kuptoja.

Keli: Unë zakonisht kur shkoj te Krasta, marr një fjalor me vete që është gjithmonë anglisht-anglisht. Shumë fjalë nuk ia kuptoj dot, ose për mos të bërë figurë të keqe, bëj sikur. Po më tha Adi shkoj, nuk jam nga ata që nuk shkoj te Adi./abcnews.al