Ditën e sotme ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së në Kamëz.
Mësohet se Mziu e ka dhënë dorëheqjen pasi ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Burime nga selia e PD bëjnë me dije se dorëheqja ka ardhur pas një takimi mes Mziut dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë dhe Fier.
Dorëheqjet vinë në kuadër të udhëzimit të PD-së, ku thuhet se çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë më parë dorëheqjen./abcnews.al