Zhbllokohet sfida Tottenham-Everton. Ekipi i Jose Mourinhos ka kaluar në avantazh në minutën e 24-t falë autogolit të Michael Keane.
Spurs zhvilluan një aksion të gjatë dhe mbrojtësi i skuadrës së Carlo Ancelottit ishte i pafat, duke devijuar goditjen e Lo Celso në portën e tij.
Një avantazh i rëndësishëm për ekipin londinez, që në pamundësi për të siguruar vendin e katërt në renditje, shpreson të kualifikohet në Europa League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al


