Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli foli në studion e “ABC News” për rritjen e rasteve të reja dhe rritjen e numrit të personave që humbën jetën nga koronavirusi.
Rakacolli tha se shtimi i rasteve është rezultat i mosrespektimit të rregullave Anti-COVID.
Lexo edhe: Rakacolli hedh poshtë “teoritë”: Koronavirusi vijon të jetë agresiv njëlloj si në mars
Gjatë intervistës kryetarja e Komitetit Teknik u shpreh se pishinat nuk janë të lejuara të hapen në këtë kohë pandemie.
“Në këtë situatë me rëndësi është ndërgjegjësimi. Përderisa është dhënë në udhëzim i mbështetur në shifra epidemiologjike ky urdhër duhet të zbatohet. Duhet të shtohen akoma edhe më shumë kontrolle edhe pse vazhdojnë të bëhen. Nuk mund ta bazojmë ndalimin e pandemisë dhe pakësimin e rasteve vetëm tek policia. Të gjithë në ne duhet të ndërgjegjësohemi”, tha Rakacolli.
E pyetur nëse pishinat duhet apo jo të hapen,- Rakacolli tha se pishinat në këtë fazë të pandemisë nuk janë të lejuara të hapen, ndërsa shtoi se protokollet e vendosura duhet të zbatohen./abcnews.al