Gjoba tregtarëve në Shkodër, 43 vjet burg 4 të akuzuarve

schedule15:16 - 12 Prill, 2018

schedule 15:16 - 12 Prill, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda shpalli vendimin përfundimtar për katër persona të akuzuar për “gjobëvënie” ndaj disa tregtarëve dhe biznesmenëve në Shkodër në vitin 2016. Ata dyshohet se u “vilnin” tregëtarëve tarifa mujore që varionin nga 1-3 mijë lekë të rinj, si “taksë” për ruajtjen e tyre.

Gjykata dha 13 vjet burg për të pandehurin Muhamet Lici, 11 vjet për Abedin Bajraktarin, 10 vjet për Denis Skutinën dhe 9 vite burg për Besmir Domnorin. Të pandehurit përfituan uljen e një të tretës të këtyre dënimeve për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas togave të zeza, vepra penale e “shtërngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Para shpalljes së vendimit, të pandehurit kërkuan deklarimin e tyre të pafajshëm.

Përmes avokatëve, ata pohuan se paratë i kanë marrë bazuar në një marrëveshje verbale me tregtarët, duke luajtur rolin e një policie private për ruajtjen e dyqaneve./abcnews.al