Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Surprizat nga veriu në jug, nis në ABC News “Edicioni Veror 2020”

schedule19:56 - 6 Korrik, 2020

schedule 19:56 - 6 Korrik, 2020

Një traditë e rikthyer në ABC News i cili gjithmonë është vlerësuar si sukses i ekranit gjatë periudhës së verës.

“Edicioni Veror 2020”, nis këtë të hënë takimin direkt nga bregdeti i jugut shqiptar.

Nën drejtimin e gazetarit Eni Shehu, Irini Mece dhe Malvina Durakun, ky takim ka nisur transmetimin nga jugu i Shqipërisë, pikërisht nga Folie Marinë në Jal për të treguar një lloj tradite të këtij edicioni vitet e shkuara.



Në takimet e radhës, javë pas jave do të jemi në destinacione të ndryshme, nga bregdeti i Adriatikut dhe Jonit por nuk do të mungojnë edhe bukuritë malore.

Edicioni veror 2020 do të jetë në ekranin e ABC News çdo ditë në mbrëmje nga ora 19:00 deri në orën 20:00.

Në edicionin e sotëm, nga Folie Marine në Jal do të jetë në një intervistë ekskluzivisht për ABC News, këngëtarja Dafina Zeqiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!