Humb jetën e moshuara nga Gjakova me koronavirus

schedule19:45 - 6 Korrik, 2020

schedule 19:45 - 6 Korrik, 2020

Një tjetër persona ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e sotme.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj bëhet fjalë për një qytetare të Gjakovës, e cila ka humbur jetën nga një sëmundje tjetër, por që pastaj ka rezultuar pozitive edhe në testin për COVID-19.

“Është e vërtetë që ka vdekur një person nga Gjakova, por jo si pasojë e COVID-19. Pasi ka vdekur, i është bërë testi dhe ka rezultuar pozitiv në COVID-19”, tha Ferdinand Kolaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!