Ndërsa me Lungomaren pritej që në Vlorë të mos kishte aspak derdhje të ujërave të zeza në det, situata duket më e përkeqësuar. Ja cilat janë dy plazhet më të ndotura aktualisht në këtë bregdet.
Pak ditë më parë ABC News solli këto pamje nga plazhet e Vlorës. Ndotje që me gjasa do të qëndrojë gjatë aty.
Por në plazhin e Vjetër situata duket më e rëndë. Pamjet që shikoni tregojnë rrugëtimin e ujërave të zeza nga pallatet deri në det.
Kanale të tilla janë disa përgjatë bregut të detit në plazhin e Vjetër dhe në atë që quhet Plazhi i Akademisë së Marinës.
Edhe ndërtimi i Lungomares nuk zgjidhi gjë. Ishte premtuar që ujërat e zeza nuk do të shkarkoheshin në det.
Por pamjet tregojnë për një panoramë alarmante. Vizitorët e parë u njohën me fenomenin, kurse fluksi në sezon me shumë mundësi do të gjejë të njejtën situatë.
Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika