Donald Trump sqaron sulmin në Siri

schedule14:38 - 12 Prill, 2018

schedule 14:38 - 12 Prill, 2018

Donald Trump ka sqaruar se nuk ka thënë se kur do të ndodhë sulmi raketor i ushtrisë amerikane në Siri. Gjithashtu presidenti i Shteteve të Bashkuara nënvizoi se kjo mund të ndodhë shumë shpejt ose jo aq shpejt. Ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se çdo është gati për të bombarduar Sirinë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve se ushtria e tij do të bombardojë sirinë. Me anë të një mesazhi në tuitër, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan: “Nuk kam thënë kurrë se kur do të ndodhë sulmi në Siri. Kjo mund të ndodhë shumë shpejt ose jo dhe aq shpejt! Në çdo rast Shtetet e Bashkuara, nën administratën time, ka bërë një punë të mrekullueshme në pastrimin e rajonit nga ISIS”.

Më herët zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se “të gjitha opsionet janë në tavolinë” për kundërpërgjigjen ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në një qytet të Gutës Lindore. Gjithashtu ripërsëriti se SHBA bën përgjegjëse Rusinë dhe regjimin e Assad për sulmin e dyshuar me armë kimike, ku humben jetën rreth 100 civilë. Ndërsa liderët perëndimorë vazhdojnë të mbështesin ndërhyrjen ushtarake.

Mediat ndërkombëtare raportuan më herët se një sulm ushtarak me raketa nga ana e SHBA dhe aleatëve të saj kundër vendndodhjeve të ushtrisë siriane mund të ndodhë në mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes. “Daily Telegraph” raporton se kryeministrja britanike Theresa May ka urdhëruar nëndetëset që të mbërrijnë në një pozicion që u lejon atyre lëshimin e raketave “Tomahaëk” për të goditur Sirinë.

Këto zhvillime vijnë pas kërcënimeve të ashpëra mes Moskës dhe Uashingtonit. Rusia fillimisht kërcënoi se do të rrëzojë çdo raketë amerikane që do të drejtohet për në Siri. Ndërsa presidenti Trump u përgjigj duke thënë se Kremlini duhet të bëhet gati pasi raketat do të vijnë. Vendet përëndimore akuzojnë regjimin e Assad se qëndron pas sulmit të dyshuar me armë kimike. Kurse Rusia, Irani dhe qeveria Siriane pretendojnë se ky ishte një sulm i fabrikuar për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!