Humbi jetën nga COVID-19, Basha: Mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve

schedule16:01 - 6 Korrik, 2020

schedule 16:01 - 6 Korrik, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dr. Hysni Shkjau, i cili humbi sot betejën me koronavirusin Covid-19.

Ndarja nga jeta e Dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvendësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim për 40 vite.

E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë  me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve.

Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e Dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe, “ shkruan Basha.

Lexo edhe: Covid-19 shënon viktimën e dytë në radhët e bluzave të bardha, ndërron jetë mjeku i familjes

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeç, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Këtë mëngjes dr. Hysni Shkjau,  nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!