Soprano Ice Laser një “Game Changer” në fushën e estetikës

schedule14:33 - 6 Korrik, 2020

schedule 14:33 - 6 Korrik, 2020

Soprano Ice është një pajisje, e cila shërben për epilimin permanent, produkt i fjalës së fundit të teknologjisë së ALMA LASER International, i cili përdoret nga specialistët më të mirë në vendet më të zhvilluara të Europës e më gjerë.

Ka disa arsye të vërtetuara dhe të studiura nga mjekë me eksperincë shumëvjeçare, përse Soprano Ice është lazer lider, më efikas se çdo lazer tjetër dhe i cilësuar si një “Game Changer” në fushën e estetikës, për trajtimin e eliminimit permanent të qimeve.

Deri pak kohë më parë teknologjitë e përdorura për epilimin permanent ishin Alexandrite Laser, Diode dhe ND Yag, të treja këto teknologji të cilësuara nga specialistë si shumë të mira, por të përdorura më vete përbënin kufizime të mëdha.

Soprano Ice mundëson kombinim e tre teknologjive në një, që do të thotë të godasësh folikulën e qimes me teknikën Diode, Alexandrite dhe NDYang, kjo në varësi të llojit të qimes. Nëpërmjet përçimit të tre gjatësive të ndryshme vale, specialistët shprehen se më në fund arrijnë të plotësojnë të gjitha pritshmëritë dhe kërkesat e klientëve, të cilat janë: seanca të shpejta, trajtim i sigurtë, dhembje minimale, efikasitet maksimal.

Soprano Ice zotëron një mekanizëm ftohjeje gjatë trajtimit duke minimizuar dhe reduktuar risqet për djegien e lëkurës dhe e ruan nxehtësinë në thellësinë e dermës, aty ku ndodhet folikula e qimes. Modaliteti I trajtimit konsiston në lëvizje të shpejta dhe jo me goditje si më parë, në këtë mënyrë dhembja është minimale dhe koha reduktohet deri në 50% më pak për seancë në krahasim me lazerët e tjerë.

Aparatura është e çertifikuar për sigurinë dhe efektivitetin. Soprano ka aftësinë të arrijë rezultate optimale në të gjitha llojet e lëkurës dhe qimes, nga më të errëtat deri tek ato më të çeltat, në çdo periudhë të vitit. Stina e verës nuk është pengesë për kryerjen e epilimit permanent me Soprano, kufizim i cili është present tek lazerët e tjerë. Ndër të tjera mbas përfundimit të të gjithë procesit lëkura në zonën e trajtuar do të ketë më shumë butësi, shkëlqim dhe cilësi. Rikthimi në aktivitetin e përditshëm fizik është i menjëhershëm.

Soprano Ice është një kthesë e rëndësishme në eliminim e përhershëm të qimeve me lazer. Ka sjellë një trajtim pa dhembje deri në zonat më sensitive, me rezultate të shkëlqyera në kohë rekord dhe të aksesueshëm për të gjithë, femra dhe meshkuj.

Së fundmi është vlerësuar nga FDA (Agjensia me Prestigj Botëror Përgjegjëse për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shendetit Publik) me çmimin GOLD STANDARD në sektorin e epilimit permanent, duke shënuar fillimin e një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni në estetikë.