Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk na shitet patatja”, Basha në tokat e fermerëve të Devollit

schedule10:38 - 6 Korrik, 2020

schedule 10:38 - 6 Korrik, 2020

Kryetari i PD Lulzim Basha është takuar mëngjesin me fermerë të Progrit,në Devoll. Basha a shkuar në tokat e tyre, ndërsa ka dëgjuar problemet e fermerëve.

Krtedemokrati është takuar me dy fermerë atë e bir, Mediun dhe Aurelin, ndërsa ata shprehet se janë drejt falimentit pasi patatja ju mbetet pa shitur.

“Kemi shitur nën kosto dhe në këtë punë jemi të ndëshkuar si prodhuesit dhe konsumatorët. Prodhimi jonë blihet lirë dhe shitet shtrenjtë. Vjet kam humbur 2 mijë kuintal rreth 40 milion lekë. Konsumatori nuk mund ta blejë pataten me 1 mijë lekë, ku unë e kam shitur me 70 lekë”, u shpreh fermeri.

Më tej, Basha ka treguar tokat e që kanë punuar atë e bir.

“Shikoni çfarë mrekullie. Në vend që të jetë bekim për ta është kthyer në mallkim. Këta zhyten në borxh. Cfarë u mungon këtyre që të jenë në një pozitë me fermerin grek apo të Maqedonisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!