Izraeli lëshon satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë

schedule10:10 - 6 Korrik, 2020

schedule 10:10 - 6 Korrik, 2020

Izraeli këtë të hënë ka hedhur një satelit të ri spiun i cili do ta ndihmojë që të mbajë në monitorim armiqtë.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se një satelit i tillë do të sigurojë një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.

Ndër të tjera mediat e huaja bëjnë me dije se Izraeli në vazhdimësi ka qenë duke ndërtuar aftësitë e tij të mbikëqyrjes, për të monitoruar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh.

Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti Ofek 16 ishte nisur më 6 korrik në orën 4 të mëngjesit. Imazhet e para nga sateliti priten pas rreth një jave.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë aftësitë e Izraelit në çdo front, në çdo vend”, tha ministri i Mbrojtjes Benny Gantz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!