Antoine Griezmann shënoi një gol shumë të bukur në ndeshjen e djeshme, që Barcelona e fitoi në transfertë kundër Villareal. Sulmuesi francez u shërbeu nga Leo Messi dhe me një parabolë perfekte e dërgoi topin drejt e në rrjetë.
https://streamable.com/emaw9v
Vetë argjentinasi kishte shënuar më parë një gol identik. Në rolin e pasuesit, kundër Betis, kishte qenë Rakitic dhe sulmuesi i Barcelonës i kishte mahnitur të gjithë. Nëse i shikon tani të dy golat, nuk është e vështirë të arrish në përfundimin se janë identikë. /abcnews.al