Juventusi fitoi 4-1 derbi ndaj Torinos ditën e djeshme dhe javën e ardhshme do të vizitojë Milanin në “San Siro”, përballje ku do të mungojnë Dybala dhe De Ligt për shkak të kartonëve. Gianluigi Buffon përjetoi një pasdite fantastike dhe nuk iu gëzua vetëm triumfit me ekipin “granata”.
42-vjeçari e nisi si titullar, duke regjistruar ndeshjen e 648-të në Serie A. “Gardiani” i bardhezinjve, parakaloi një legjendë si Paolo Maldini, duke u kthyer në lojtarin me më shumë prezenca në elitën e futbollit italian.
Buffon ka reaguar në “Instagram” pas vendosjes së rekordit, duke i falënderuar të gjithë për urimet dhe mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij. “648 nuk është një numër, por një jetë e tërë.
Një jetë me dy doreza, një jetë mes shtyllave, një jetë plot sfida dhe sfida më e bukur nuk ka ardhur akoma. 648 herë faleminderit të gjithëve“, shkruan portieri italian i kampionëve të Italisë. /abcnews.al