Për të gjithë fansat e gjumit të ditës, ka një lajm të mirë. Të flesh në drekë një ose dy herë gjatë javës ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Shkencëtarë nga Universiteti Spitalor i Lausanne, Zvicër arritën në përfundimin se ka një lidhje mes gjumit të ditës dhe komplikimeve të zemrës.
Sipas shkencëtarëve, nëse flini 1 ose 2 herë në javë nga 5 minuta deri në 1 orë, keni 48% shanse më pak të vuani nga një atak i papritur zemre, krahasuar me ata që nuk flenë fare.
Ky studim ka shkaktuar shumë diskutime, megjithatë gjumi i ditës nuk të shpëton nga sëmundjet dhe komplikimet kardiake, por është një stil i mirë jetesë që ul rrezikun e tyre./abcnews.al