Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Ekranet largojnë gjumin/ Drita blu pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të qetësisë

schedule12:37 - 10 Maj, 2026

schedule 12:37 - 10 Maj, 2026

Shumë njerëz e mbyllin ditën me telefonin në dorë, pa e kuptuar se po dëmtojnë cilësinë e gjumit. Drita blu e ekraneve dhe qëndrimi i gjatë në rrjetet sociale po ndikojnë drejtpërdrejt në ritmin biologjik të organizmit.

Ekspertët shpjegojnë se problemi nuk lidhet me rrezatimin e pajisjeve, por me dritën blu që lëshojnë ekranet e telefonit, tabletit apo televizorit. Sipas tyre kjo dritë pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që ndihmon organizmin të qetësohet dhe të përgatitet për gjumë.

“Vetë drita e ekranit, të tabletit, celularit apo tv ndikon në ndërprerjen e prodhimit të melatoninës që është një hormon që shërben për qetësin apo ciklin e gjumit. Në momentin që e shfrenon melatoninën truri çrregullon ciklin e tij hormonal dhe të lë zgjuar.  Ndikon edhe informacioni sepse është hormoni tjetër i dopaminës apo adtenalina që ty të lë aktiv dhe shfrenon gjumin. Dhe koha në të cilën ata qëndrojnë në rrjetet sociale”, tha neurologu Ermir Roçi.



Sipas mjekut neurolog Ermir Roçi, ekspozimi i zgjatur ndaj dritës blu sjell pasoja afatgjata në shëndet, si probleme me kujtesën, ankth, e deri në shfaqjen e depresionit.  Mjeku thotë se studimet tregojnë se më të prekur ndaj këtij problem rezultojnë të rinjtë dhe studentët, për shkak së kjo grup moshë kalon edhe më shumë kohë në rrjetet sociale.

Në mënyrë kronike çrregullimi çon në lodhje të nesërmen. Ata që vuajnë nga gjumi kanë mundësi për ankth, depresion apo çrregullime konjuktive. Janë bërë studime më shumë tek të rinjtë, studentët, pasi janë të rinjtë që rrinë në rrjete.

Por, sa minuta para gjumit duhet ta ndalojmë përdorimin e celularit?

“Studimet e fundit që janë bërë 30-60 minuta përpara duhet të përgatitesh për gjumë. Çdo stimul që ndikon në qetësin e individit çrregullon gjumin. Do rekomandoja që orët biologjike mos të preken. 24 orë të jetë i ndarë me orare të caktuar. Nuk duhet të abuzojmë”, u shpreh ai.

Në një kohë kur ekranet janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, specialistët apelojnë për më shumë kujdes ndaj gjumit, si një nga elementët kryesorë të shëndetit fizik dhe mendor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!