Mbrëmjen e së shtunës ka humbur jetën babai i Emiljano Vilës, një lajm i hidhur për familjen dhe të afërmit e futbollistit të Teutës. Klubi durrsak, paraditen e sotme publikoi një mesazh ngushëlli dhe së fundmi ka bërë të njëjtën gjë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Vila, në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e kombëtares dhe Duka në llogarinë e tij në “Facebook” shkruan: “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të babait të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Emiljano Vila!
Me këtë rast i përcjell Emiljanos dhe familjes së tij në emrin tim dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit e Kombëtares shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Emiljanos dhe familjes së tij. U prehtë në paqe!”. /abcnews.al

