Ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë tetë raste të reja me koronavirus në Berat.
Një prej tyre është efektiv policie, si dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e qytetit.
Katër nga personat e prekur janë të afërmit e një të burgosuri, i cili ka rezultuar me Covid-19.
Dy prej tyre rreth janë një çift të moshuarish, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.
Pozitivë kanë rezultuar edhe fqinjët e një 45-vjeçareje të konfirmuar pozitivë më parë.
Ndërsa në qytetin e Mallakastrës është konfirmuar pozitive një grua nga Ballshi e cila është shtruar në spitalin infektiv./abcnews.al