Milani duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në sfidën ndaj Lazios dhe ka arritur të shënojë edhe golin e tretë. Pas golave të Calhanoglu dhe Ibrahimovic në pjesën e parë, ka qenë radha e Ante Rebic.
Sulmuesi kroat merr një pasim nga Bonaventura dhe pas një kontrolli të mirë, mposht me lehtësi Strakoshën në shtyllën e dytë. Goli i 10-të në 23 sfida për Rebic me fanellën e Milanit. Ndërsa Lazio, duket totalisht e dorëzuar./abcnews.al
Lazio 0 – 3 AC Milan
GOL 59 Ante Rebicpic.twitter.com/iure0udyxP
— halil ibrahim saçar (@ibocan15) July 4, 2020