“Koronavirusi po prek moshat e reja”, apeli i mjekut: Zbatoni me kujdes këto këshilla

schedule22:11 - 4 Korrik, 2020

schedule 22:11 - 4 Korrik, 2020

Mjeku Tritan Kalo nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” i bën sërish apel qytetarëve që të mos neglizhojnë respektimin e masave të vendosura në kuadër të parandalimit të koronavirusit.

Kalo edhe më parë ka theksuar se  maska është masa e vetme për të ruajtur veten dhe të tjerët nga COVID-19, por sërish thekson se rastet e personave të rinj me COVID-19 janë shtuar, ndërsa apelon se ky fakt nuk duhet neglizhuar.

“Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç”, shkruan mjeku.

Mjeku drejtuar me një mesazh qytetarëve shprehet se duhet të zbatojnë këshillat për distancimin fizik, higjienën personale, ajrim të mjediseve, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara.

Statusi i plotë: 

KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbëritjen në pavijon ku të pret Anxhi, një prej infermiereve tona të palodhura e cila gjendet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavijon fillojnë vizitat e bisedat për shqetësimet e të sëmurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetë marrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….

BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, hidratimm, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…

HIGJINA kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkë kombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUK ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuk është e pamundshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3432139576810784

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!