Vaini, laguna që t’i ofron të gjitha

schedule17:41 - 4 Korrik, 2020

schedule 17:41 - 4 Korrik, 2020

Pak kilometra larg kryeqytetit, rreth 1 orë udhëtim me makinë ju mjaftojnë për të shijuar një ditë ndryshe, për të vlerësuar atë që kemi, dhe për të mësuar ta ruajmë atë.

Vaini është mbase një ndër destinacionet lagunore më magjepsëse që kemi, edhe pse jo aq e famshme sa Patoku e Karavastaja, por po aq e fisshme dhe bujare.

Në korrikun e vitit 1940 ky territor lagunor në perëndim të fshatit ishull Lezhe, u shpall rezervat gjuetie, ne fakt kjo njihet si “Zona e parë e mbrojtur në Shqipëri”.

Emrin Vain zona e ka marrë pas çlirimit, një emër i çuditshëm, por që nuk është as më pak e as më shumë sesa një shkurtim i një emërtimi ushtarak : Vrojtim Ajror, Informacion, Ndërlidhje.

Laguna ka vlera unikale në bregdetin e Adriatikut dhe përbën një pasuri të pamatshme, të lidhur ngushtë me jetën e banorëve re zonës. Kjo lagunë tashmë nuk përdoret dhe i përket popullsisë vendore, por si një destinacion i pëlqyer turistik pret çdo vit me mijëra turistë. /abcnews.al/