Alessandro Matri nuk është i habitur nga paraqitjet e Marash Kumbullës, mbrojtësit të kombëtares që këtë sezon ka spikatur me Hellas Verona. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi që e mbylli me futbollin këtë verë.
Matri zbulon, se Francesco Palmieri, përgjegjës i sektorit të të rinjve te Sassuolo, kishte dashur ta afronte në skuadër Marash Kumbullën dhe prej fjalëve të mira që ai kishte thënë, ish-sulmuesi e kishte zgjedhur në lojën e famshme “Fantacalcio”.
“Kumbulla po dëshmon se është një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Unë e mora atë në Fantacalcio vitin e shkuar. Si e bëra këtë? Më kujtohet se një vit më parë Palmieri e donte atë te Sassuolo. Ai më tha se ishte shumë i fortë dhe m’u kujtuan fjalët e tij. Prandaj edhe e zgjodha atë”, ka deklaruar Matri për “Gli Autogol”. /abcnews.al