Shumë po flitet për Milanin e sezonit të ardhshëm, ku timonin e skuadrës kuqezi pritet ta marë Ralf Rangnick. Ende pa ardhur trajneri gjerman kanë nisur polemikat e para, ku çështja kryesore është mbi të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. Pikërisht për këtë ka folur dhe ish-sulmuesi kuqezi, Oliver Bierhoff, i cili thekson se që të dy janë personalitete të kundërta.
”Rangnick preferon më shumë lojtarët e rinj. Ai është një admirues i lojës së shpejtë, agresive dhe kërkon shumë presion nga lojtarët e tij. Ndërsa Ibra duhet të shikojë se sa dëshirë ka ende për të luajtur. Janë që të dy persona me personalitet të fortë, por me ide të ndryshme nga njëri-tjetri”, deklaron gjermani për e “Gazzetta dello Sport”.
”Zlatani ka më shumë talent se sa unë, por kur Rangnick të marrë frenat në dorë situata do të ndryshojë. Ai ka idetë e tij dhe nëse ndonjë nuk e ndjek planin e tij, atëherë ai është jashtë ekipit. Do të ishte shumë interesante t’i shikoje të dy bashkë”, mbyll Bierhoff. /abcnews.al