Ish-ministri: Kemi më shumë gra se burra me Covid, në vjeshtë situata më e rrezikshme

schedule20:59 - 2 Korrik, 2020

schedule 20:59 - 2 Korrik, 2020

Në vendin tonë ka më shumë gra të infektuara në raport me burrat, është shprehur në një intervistë për Abc News këtë të enjte ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

I ftuar në Emisionin “Mbrëmja në ABC”, Beqaj ka theksuar se një raport i tillë ka të bëjë pasi pjesa më e madhe e të infektuarve janë infermiere, në call center dhe në fasoneri ku pjesa më e madhe në  këto sektorë janë gra.

LEXO EDHE: Beqaj: Kjo është vala e parë e Covid, duhen masa për të kontrolluar të sëmurët aktivë

“Ka më shumë gra se burra të prekur në Shqipëri pasi call center, infermierët në spital dhe fasonët ka më shumë gra si forcë punëtore ndaj dhe kemi një numër më të madh të prekurish më shumë te kjo gjini në krahasim me shumë vende nuk do të thotë që po shkojmë ndryshe. Unë nuk jam mjek virolog, por mund të them se përsa kohë është zbërthyer në laborator sekuenca e këtij virusi, dhe njerëzit që preken rezultojnë në skaner me shenja në mëlçi kjo është fakt. Por nëse është nga kafshët te njeriu apo i prodhuar në laborator nuk mendojnë se kjo ka rëndësi. Dikur dhe HIV nga laboratorët ka dalë nga majmunët dhe erdhi nga Afrika”, ka thënë ish ministri.

Ndër të tjera në bisedën e tij me gazetaren Mirela Milori, ish ministri ka theksuar se situata në vjeshte pritet të jetë më e rrezikshme ndaj ministria e Shëndetësisë duhet të mendojë si do e menaxhojë.

Ministria e Shëndetësisë të mendojë që tani për situatën në vjeshtë, e shikoj të rrezikshëm situatën. Rritja e numrit të të prekurve ende jo mjaftueshëm që të kaojë gjysmën por edhe lodhjen fizike të trupës shëndetësore”, është shprehur Beqaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!