Veljko Dovedan foli pas fitores 2-1 kundër Tiranës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i skuadrës ballshiote, u shfaq i acaruar në prononcimin e dhënë për Supersport.
Dovedan thekson se urdhri i tij te penalltia nuk u zbatua (goditja e Goxhajt u prit nga Lika). “Kërkova që penalltinë ta gjuante Ujka. Atë e goditi Goxha dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Për fat të keq, edhe sot e filluam shumë keq ndeshjen. Duhet të pësonim gol që të zgjoheshim nga gjumi, është hera e tretë që ndodh“, deklaron Dovedan. /abcnews.al