Egbo: Tirana nuk e la ndeshjen, s’jam doktor që të futem te trupi i lojtarëve

schedule19:52 - 2 Korrik, 2020

schedule 19:52 - 2 Korrik, 2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes kundër Bylisit, duke parë mbarëvajtjen e sfidës. Në intervistën e tij menjëherë pas humbjes për Supersport, Egbo u shpreh: “Siç e patë dhe ju, ndeshja ishte e para ne Kupë, kemi dhe një ndeshje tjetër në Tiranë dhe me një gol që bëmë sot, jemi në avantazh.

Po të kishim humbur 3-1, do të ishte më vështirë, por kemi prapë mundësi për të kthyer rezultatin në Tiranë. Bëmë një gol jashtë fushe që janë dy gola.

Edhe vapa bëri të veten, tani unë kam qenë jashtë dhe e di sa vapë ishte, ka qenë diçka që ka ndikuar fizikisht te lojtarët. Prandaj bëmë shumë ndryshime sot në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Futëm dhe shumë futbollistë që nuk kanë pasur shumë minutazh. Temperatura e lartë ndikoi dhe te mbarëvajtja e ndeshjes.

E la Tirana ndeshjen? Në dijeninë time, jo. Para ndeshjes, iu kam thënë çunave të shënojmë një gol në Ballsh, pasi vlen dy gola. Kështu që, mund të kualifikohemi dhe me fitore 1-0 në Tiranë. Kam ndërgjegjen time dhe shoh punën time gjithmonë, shoh ekipin tim dhe asgjë tjetër.

Ndeshja e parë me Besëlidhjen, më thatë pse nuk bëra rotacion. Përgjigjen po jap, atëherë e thashë që kishim shumë ndryshime në formacion. Kur një lojtar ka shumë kohë pa luajtur, edhe vapa, gjithçka mund të ndodhë. Nuk jam fizikant apo doktor dhe që të futem në trupin e lojtarët. Ky është shpjegimi që mund të jap unë”, u shpreh Egbo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!